• Jun 12, 20
  • Monica

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerre nje urdher lidhur me protokollin e masave anticovid qe duhet te zbatojne bizneset ne fushen e turizmit:

Kliko ketu per te lexuar urdhrin e plote dhe zbuluar masat sipas kategorise se bizneseve.

Ne protokollin e publikuar rekomandohet pastrim i perseritur i ambienteve. Pavaresisht perdorimit te maskave dhe te dorezave me nje perdorim, higjienizimi dhe larja e shpeshte e duarve konsiderohet e domosdoshme. Pasi t’i keni lare duart me sapun dhe uje, ju duhet t’i thani ato plotesisht. Xheli me perberje alkoolike per higjienen e duarve duhet te perdoret ne menyre periodike, madje edhe kur mbahen doreza.

Maska, doreza te disponueshme dhe dezinfektues siperfaqesor, mund te jene ne dispozicion per vizitoret kundrejt nje marreveshje paraprake mes sipermarrjes dhe pushuesve/vizitoreve.