Tirana International Airport Mother Teresa, Tirana (TIA)
Ku: Përmet, Shqipëri
Kur: Mars – Nëntor
Vendi i takimit - Pallati i Sportit Asllan Rusi, Tirane, Ora 8 e mengjesit
Profili i Destinacionit: Aventurë, Kulturë, Natyrë
Profili i Vizitorit: Dashamirës i natyrës, i autenticitetit dhe traditës dhe eksplorues
Pika tërheqëse:
Natyrë- lumë, mal, kanion
Mirëqënie: Sport
Profili i Aktivitetit: Eko-Turizëm
Pika kryesore:
Rafting në lumin Vjosa
Natyrë e paprekur
Drekë me produkte lokale, me km 0
Informacion i përgjithshëm mbi udhëtimin:
Klasa III e rafting
Stina më e mirë për ta provuar Mars – Nëntor
Niveli i vështirësisë (nga 1-5) 2
Për këtë aktivitet duhet të jesh dashamirës i natyrës dhe aktiviteteve në natyrë, të zotëroni shëndet të plotë dhe të jesh konsultuar me mjekun gjatë vitit. Fëmijët 7 vjeç + janë të mirëpritur nga Qershori deri në Nëntor.
Nuk është e domosdoshme aftësi apo eksperiencë e mëparshme.
Duhet të dini
Tur opsional
Hiking në lumë në kanionin e Langaricës dhe Banjat termale të Benjës (35 Eur/person)
UDHËZIME
Ju duhet të keni veshur:
- Rroba banjo
- Atlete të vjetra, sandale të mbyllura
- Kostum sportiv
Ju duhet të keni me vete:
- Peshqir
- Rroba të ngrohta për t’u ndërruar në fund të udhëtimit rafting
- Sandale/Atlete për t’i përdorur gjatë Rafting
- Krem mbrojtës ndaj diellit
- Kapele
- Syze
- Sandale sportive ose atlete të forta për ecje
- Xhaketë të lehtë sportive
- Një buzëqeshje
Pika e takimit – Stadiumi Asllan Rusi Tirane
Ne mund të organizohemi për t’ju marrë edhe nga ndonjë hotel apo guest house tjetër në Gjirokastër apo nga ndonjë qytet tjetër i Shqipërisë sipas kërkesës suaj.
Kohëzgjatja e udhëtimit rafting
Transporti Tiranë– lumi Vjosa – 3 orë
Përgatitja, udhëzimet dhe qëndrimi poshtë në lum 2,5 - 3,5 orë
Dreka vendase 2 orë
Rafting, transporti drejt lumit dhe dreka vendase 80 Eur/person. Ju lutemi, të keni parasysh që nëse e siguroni vetë transportin tuaj, duhet të keni një shofer me vete që të kthejë makinën pas ndërsa ju shijoni zbriten n lumë.
Kosto e vetme shtese jane pijet pervecse ujit.
Dreka permban sallate, patate, peshk lumi i fresket apo mish qingji i zones malore, uje dhe fruta.
Lutem na vini ne dijeni 1 dite para nese keni intoleranca ushqimore apo dieta te percaktuara.
Jo ju nuk duhet te keni eksperience te meparshme ne rafting. Duhet te dini not dhe te jeni ne gjendje te mire shendetsore.
Në mënyrë absolute, personi nuk duhet të ketë sëmundjet dhe ndërlikimet e mëposhtme:
- sëmundje kardiake të çdo lloji
- hipertension
- humbje ndjenjash të çfarëdo lloj natyre
- probleme të shtyllës kurrizore dhe sistemit muskulor, të ndikueshëm në uljen e mundësisë fizike të vetëshpëtimit.
- probleme me aparatin e frymëmarrjes
- probleme nervore
- shtatëzani
- probleme me shikimin (miopi e rëndë, shkëputje të retinës, glaukomi )
- të jetë nën ndikimin e ilaçeve farmaceutike, drogës, alkoolit.
Te gjitha pajisjet e rafting jane te perfshira si gomone, skafandra, veshje neoprene, lopata.
Patjeter! Ky udhetim nis me 4 person deri ne 45 persona. Shume nga udhetaret rezervojne vetem dhe mos harroni se rafting dhe aventurat ne grup jane nje menyre shume e mire per t'u miqesuar me njerezit e tjere!
Duhet te kesh veshur qe nga nisja nga Tirana rroba banjo dhe veshje te lehte sportive. Duhet te merrni me vete ne nje cante shpine nje pale te brendshme shtese dhe sandale/atlete per t'u nderruar pas rafting si dhe kapele, krem dielli, peshqir dhe nje buzeqeshje.
Po! Gjatet= muajve Maj-Shtator, kur niveli i lumit eshte i ulet.
Vjosa eshte lumi i fundit i eger i Europes dhe ka vlera te larta te bio diversitetit. Gjithashtu luan nje rol te madh ne mbeshtetje te ekonomise lokale ne zhvillimin e bujqesise, peshkimit dhe turizmit. Turizmi i qendrueshem hap vende te reja pune, sidomos per grate dhe te rinjte dhe ruan vlerat e bukura natyrore te vendit tone.
Grupi mund te jete nga 4-45 persona.
Te gjitha pijet pervecse ujit.
Ne jemi mjaft fleksibël dhe asnjë prej itinerareve tona nuk është i shkruar në gur, pra nëse do të keni ndonjë interest të veçantë që do donit të përfshinit, apo të lini turin më herët apo të na bashkoheni më vonë ( kundrejt një tarife të paracaktuar), thjesht na vini në dijeni dhe ne thuajse gjithnjë mund ta realizojmë. Gjithsesi, të gjitha udhëtimet aventuriere kërkojnë një farë fleksibiliteti dhe ne ndonjëherë na duhet të bëjmë ndryshime të vogla në aktivitete për shkak të motit apo disponueshmërisë, por nekemi plot alternativa nën mëngë për t’ju ofruar.
Active Albania offers pickup service from the airport and back after you finish your trip if preferred. Contact Us for more information.